Kurti në konferencë me Komisionerin Varhelyi: Objektivi ynë është vaksinimi i 60% të popullatës

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi nga ambienti ku ka rifilluar vaksinimi pas pranimit të vaksinave të reja nga BE-ja, ka thënë se objektivi i qeverisë është që të vaksinohen 60% e popullësisë.

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullësisë. Ne synojmë të vaksionojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejt për përmbushjen e këtij qëllimi”, ka thënë Kurti, raporton Express.

Ndërkaq në fjalën e tij, komisionieri, Varhelyi, tha se ndihma e BE-së me vaksina për Kosovën është kontributi më i rëndësishëm.

“Kjo është vetëm dërgesa e parë dhe ne do të vazhdojmë në bashkëpunim  me kryeministrit që të  marrim më shumë vaksina në mënyrë që të gjithë të vaksinohen”, tha Varhelyi duke shtuar se BE-ja kujdeset për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-ne-konference-me-komisionerin-varhelyi-objektivi-yne-eshte-vaksinimi-i-60-te-popullates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala