Kurti: Me flamur lara-lara nuk mund të ecim përpara

Autori:Gazeta Fjala

Qytetarët e mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti e kanë pritur me ovacione ish-liderin e Lëvizjes Vetëvenosje, Albin Kurti.

Edhe pse ka një fletarrest të Policisë së Kosovës për arrestimin e tij, kjo nuk e ka ndalur Kurtin që të marrë pjesë në manifestim dhe të mbajë fjalim para të mbledhurve.

Gjatë shumicës së fjalimit të tij, ai ka folur për bashkimin kombëtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne kurrë nuk do ti lëshojmë idealet, dhe idealet kurrë nuk do të në lëshojnë neve,” ka thënë ai.

“Vetëm me flamur të kuq me shkabë të zezë në mes ne mund të përparojmë. Me flamur lara-lara  nuk mund te ecim perpara,” ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar me Seribë dhe Malin e Zi.

“Në vend që Kosova ta bashkojë Mitrovicën, ajo po e ndanë Kosovën.  Në vend që qeveria ta na ruaj tokat, ajo po na ndaj territorin,” ka thënë ai duke iu referuar marrëveshj për demarkacionin me Malin e Zi.

“Për ndryshim nevojitet guximi i juaj dhe i joni. Se kur ke guxim vjen shpresa.”/Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-me-flamur-lara-lara-nuk-mund-te-ecim-perpara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala