Kurti i arratisur thotë se nuk i përgjigjet fletarrestit

Autori:Avdyl Pajaziti

Është përndjekur politikisht gjatë Albin Kurti dhe kështu po vazhdon ta konsideroj veten edhe tani kur Policia e Kosovës po e kërkon gjithandej për ta arrestuar.

Ai ka folur në një intervistë për KTV’në ka treguar arsyet pse ata s’do të përgjigjen në ftesat e Prokurorisë.

Ka thënë se ky nuk është shtet i së drejtës sepse ka përmendur së paku dy padi që ka bërë Vetëvendosje, njërën për strukturat paralele vite më parë, por këto nuk janë trajtuar kurrë nga institucionet e drejtësisë.

Kurti ka shtuar se nuk mund të bisedohet me partitë në pushtet, jo sepse nuk ka argumente, por sepse udhëhiqen nga njerëz që nuk kanë ndërgjegje.

Për Kurtin, kjo nuk është luftë për pushtet sepse ka thënë se kur është krijuar, ajo që ai e ka quajtur ‘qeveri e Rashkës’, nuk e kanë penguar, transmeton Koha.net.

Ish-lideri i Vetëvendosjes ka thënë se do ta vazhdoj aktivitetin e tij publik, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në manifestimin publik të 28 nëntorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-i-arratisur-thote-se-nuk-i-pergjigjet-fletarrestit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala