Kurti e Haxhiu nuk marrin pjesë në takimin e opozitës

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu nuk do të marrin pjesë në takimin e strukturave të subjekteve politike opozitare, që pritet të fillojë së shpejti.
Përveç një numëri të madh të aktivistëve që janë në strukturat e subjekteve opozitare, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, tanimë ka ardhur edhe deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton ksp.
Mos pjesëmarrjen e Kurtit dhe Haxhiut e kanë konfirmuar përfaqësues të Vetëvendosjes.