Kurti e Haxhiu nuk do të arrestohen

Autori:Avdyl Pajaziti

Lajmi se sot pritet arrestimi i Kurtit dhe Haxhiut, i cili po qarkullon nëpër media, demantohet nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Duke mos dashur që të deklarohen hapur për këtë çështje, lajmi.net mëson se procedurat janë në vazhdim e sipër ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë dhe Kurti e Haxhiu nuk do të arrestohen as sot dhe as nuk ka ndonjë afat apo urdhër arrest për arrestimin e tyre.

Madje, sipas këtyre burimeve, ky lajm ka për qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën politike.

“Nuk është e vërtetë që policia ka urdhër arrest për Kurtin e Haxhiun. Lajmet e tilla vetëm tensionojnë edhe më shumë situatën politike”, ka thënë shkurt ky burim brenda Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Ndryshe, Prokuroria është duke zhvilluar hetime edhe ndaj deputetëve Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Edhe këta dy, në seancën e fundit të Kuvendit, kanë hedhur gaz lotsjellës, mjet i ndaluar për përdorim nga civilët, sipas ligjeve në fuqi në vend. /lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-e-haxhiu-nuk-do-te-arrestohen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala