Kurti e Berisha: Deputetët po shantazhohen

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha nga NISMA dhe Albin Kurti nga Vetëvendosja, janë shprehur se deputetët e Kuvendit po shantazhohen nga “kopja e Rrahman Morinës dhe Ali Shukrisë”.

“Seanca e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale u shty nën arsyetimin se nuk e kanë materialin, në realitet nuk i kishin numrat pavarësisht shantazhimit që po u bëhet”- është shprehur deputeti i Nismë-s, Zafir Berisha.

I pyetur nga gazeta Fjala se kush po i shantazhon ai tha se deputetët po i shantazhon kopja e Rrahman Morinës dhe Ali Shukrisë.

“Dihet kush i shantazhon, ata që janë kopja e Rrahman Morinës e Ali Shukrisë”- tha Berisha.

Mendimin se deputetët po shantazhohen e ka edhe Albin Kurti. Ai tha se ata shantazhohen edhe nga kryetarët e partive edhe nga ndërkombëtarët.

“Deputetët po shantazhohen nga liderët e partive të tyre, dhe në rastin e Gjykatës Speciale edhe nga ndërkombëtarët”- tha Kurti.

Ai tha se edhe deklarimi se OKB-ja do të themelojë Gjykatën Speciale, nëse Kuvendi i Kosovës nuk jep lejen për themelim, është formë e presionit dhe shantazhit ndërkombëtarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurti-e-berisha-deputetet-po-shantazhohen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala