Kurteshi: “Zajednica” është më e dëmshme sesa gazi lotsjellës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Smajl Kurteshi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita është e vendosur që të mos lejojë jetësimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tij Asociacioni po i shkakton dëme Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk do të tolerohet.
Kurteshi këto komente i ka bërë gjatë një konference për media në selinë e Vetëvendosjes ku sipas tij dëmi më i madh që po i shkaktohet Kosovës është Asociacioni se sa gazi lotsjellës i hedhur në Kuvend./Zëri