Kurteshi: Po kriminalizohet gjyqësori

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje  mbajti sot konferencë për media ku u fol për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, si dhe Kryetares së tashme të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama. Gjykata Themelore konstatoi se duhet të ndërpriten të gjitha veprimet ligjore dhe gjyqësore kundër tyre.

Lidhur me këtë çështje Sami Kurteshi tha se Gjykata Themelore me këtë vendim e bëri hapjen e dyerve për kriminalizimin total të gjyqësorit të Kosovës.

“Kur një Gjykatë Themelore, deklaron se vepra e falsifikimit nuk mund të ndiqet edhe në rastin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sepse bie brenda fushveprimtarisë së një gjyqtari, do të thotë se tash e tutje gjyqtarët e Kosovës kanë të drejtë të bëjnë falsifikime”, theksoi Kurteshi.

“Falsifikimi në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk mund të përbëjë veprim të “…marrë brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.” Sepse falsifikimi si veprim nuk është veprim që bie brenda “fushës së përgjegjësive si gjykatës të Gjykatës Kushtetuese” shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kurteshi-po-kriminalizohet-gjyqesori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala