Kuriozitete: Restorantet më të çuditshme në të gjithë botën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ahmadabad, Indi, një restorant është ndërtuar pranë një varreze të vjetër. Restoranti ofron tavolina pranë arkivoleve të vërteta ku është ndërtuar. Pronari Krishan Kutti vendosi që t’i ruante arkivolet në vend që t’i largonte për të krijuar vend për restorantin e tij.

Restoranti-tualet

Mund të pini çaj prej një vc-je tualeti? Shumë prej porosive të këtij restoranti me origjinë nga Tajvani shërbehen në mini vc. Kur restoranti u themelua në fillim, e vetmja gjë në meny ishte akullorja. Një mendim i çmendur i erdhi pronarit që vendosi ta shërbente akulloren me çokollatë në të tilla “enë”.

Restoranti i binjakeve

Në restorantin “Twin Stars” në Moskë, ushqimi shërbehet prej kamerierëve dhe kameriereve që janë binjakë/e dhe që vishen në mënyrë identike. Kjo ka qenë një ide origjinale e pronarit Alexei Khodorkovky, i cili pranon se e ka pasur të vështirë të gjejë binjake identike.

Restoranti nën oqean

“Ithaa” është një restorant në Maldive që ka kushtuar plot 3 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe ka brenda vetëm 12 ndenjëse. Me vendndodhje poshtë Oqeanit Indian, është një kupolë e madhe prej akriliku ku mund të shikohet jeta e detit teksa klientët ushqehen.

Restoranti spital

Në Las Vegas do të keni mundësinë të ushqeheni prej një restoranti ku shërbejnë vajza joshëse të veshura si doktoresha. Çdo pjatë e këtij restoranti është një sfidë midis njeriut dhe ushqimit.

Restoranti në qiell

I lokalizuar në Belgjikë, restoranti i lartë që prek qiellin është padyshim një vend jo i zakonshëm për vendasit dhe të huajt. Meqenëse Belgjika nuk shquhet për pamje të mrekullueshme, dikujt i lindi ideja që t’u shërbente klientëve të tij në 46 metra lartësi. Ideja u bë shumë shpejt e suksesshme dhe është shpërndarë deri më tani në 15 shtete.

Restoranti nazist

Në Indonezi ekziston një restorant ku porositë merren prej kamerierëve të veshur me uniforma naziste dhe në mure janë të varura foto të Hitlerit, kryqe të thyera dhe ushtarakë elitë të filmit të njohur Star Wars. Pronari i lokalit, Henry Mulyana ishte i habitur nga çudia që shkaktoi te të tjerët restoranti.

Restoranti me majmunë

Në Japoni do të keni mundësinë të merrni shërbime të kualifikuara nga kamerierë që në të vërtetë janë majmunë. Nuk është e nevojshme të lini bakshishe, mjafton të keni me vete disa kikirikë për majmunët.

Kafeneja tualet

Në perëndim të Londrës, një kafene e hapur në një ish-tualet publik ka ruajtur akoma një arredim që jep përshtypjen e një tualeti, ndërsa klientët mund të ulen përballë oturakëve dhe të shijojnë pijen e tyre.

Restoranti me robotë

Një pronar restoranti në Bangkok vendosi të investojë 650 mijë paund për të blerë katër robotë që shërbejnë ushqimin japonez të restorantit.

Restoranti i biberonëve

Një restorant në Paris përveç ushqimit të mirë, ka sjellë një risi tepër tërheqëse për ata që duan të llastohen akoma më shumë. Vera në këtë restorant shërbehet në biberonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuriozitete-restorantet-me-te-cuditshme-ne-te-gjithe-boten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala