Kuriozitet-Një elefant u gjykua dhe u shpall fajtor për vrasje

Autori:Gazeta Fjala

1. Në vitin 1916, një elefant u gjykua dhe u shpall fajtor për vrasje. Ai u dënua me varje në litar në Erwin, Tennessee në SHBA.

2. Një dele, një rosë dhe një gjel, ishin pasagjerët e parë në një tullumbace me ajër të nxehtë.

3. Lëngu brenda lajthive të freskëta mund të përdoret si zëvendësues i plazmës së gjakut.

4. Në mbretërinë e Bashkuar, një e treta e vdekjeve aksidentale ndodhin në shtëpi.

5. Pas Luftës Civile në SHBA, rreth 33-50 % e të gjithë monedhës letër që ndodhej në qarkullim ishte e falsifikuar.

6. Alfabeti Hawaiian ka vetëm 12 shkronja.

7. Tycho Brahe, astronom danez i shekullit XVI-të e humbi hundën në një duel me një nga studentët e tij, për një llogaritje matematikore. Ai mbajti një protezë argjendi në vend të hundës për pjesën e mbetur të jetës.

8. Milingonat termite shkaktojnë më shumë dëme në SHBA, sesa të gjitha zjarret, stuhitë dhe tërmetet të marra së bashku. Kostoja e tyre arrinë messatarisht në 750 miliardë dollarë në vit.

9. Pentagoni vlerëson se cdo vit, rrjeti i saj informatik sulmohet mbi 250mijë herë nga hakerat.

10. Franklin Ruzvelt ishte presidenti i parë në botë që ka drejtuar një avion./Bota.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuriozitet-nje-elefant-u-gjykua-dhe-u-shpall-fajtor-per-vrasje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala