Kura e kancerit

Autori:Avdyl Pajaziti

Konsumi i vitaminës B17 në masë më të madhe ngadalëson përhapjen e kancerit dhe poashtu ka gjasë që të largojë totalisht këtë sëmundje nga organizmi.

Vitamina B17 u prezantua fillimisht nga Dr. Ernst T. Krebs si një element i rëndësishëm në shërimin e kancerit në vitin 1950.

Sipas Dr. Krebs kanceri ishte sëmundje që shkaktohej nga çrregullimi dhe mungesa e konsumit të vitaminave të nevojshme për funksionimin e mirëfilltë të organizmit.

farat e kajsive

Kjo teori e doktorit Krebs ka bërë që shumë njerëz të cilët dita ditës po diagnostifikohen me këtë sëmundje të gjejnë shpresë në teorinë e rritjes së masës të konsumit të vitaminës B17, transmeton Klan Kosova.

Populli Hunza të cilët janë nga Pakistani, janë populli që konsumojnë 250-300 miligramë vitaminë B17 në ditë.

Ndërsa pjesa tjetër e popullësisë në rang global konsumojnë rreth 2 mg të kësaj vitamine në ditë dhe shumica thithet nga organizmi nëpërmjet ushqimeve më përbërje kimike.

Vdekshmëria e këtij populli që jeton në veri të Pakistanit është mosha mesatare prej 100 vjetësh.

Sekreti i jetëgjatësisë sipas doktorit Krebs i cili ndërroi jetë më 1996 ishte që farat e kajsive ishin frutat me përmbajtjen më të madhe të kësaj vitaminë që është në gjendje të shkatërrojë qelizat e kancerit. / klankosova.tv

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kura-e-kancerit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala