Kur stresi kthehet në sëmundje… Ja simptomat

Autori:Avdyl Pajaziti

Periudha të gjata stresi intensiv dhe të vazhdueshëm mund të shkaktojnë lodhje të mbiveshkoreve dhe mangësi të prodhimit të brendshëm të hormoneve adrenokortike.

Kjo quhet “lodhje adrenale”, e cila mund të përfundojë në sëmundjen Adison ku trupi nuk prodhon më kortizon. Duke qenë se regjimi dhe dieta kanë rol kyç në ecurinë shkatërruese të lodhjes adrenale, është e rëndësishme që të kapet në kohë.

Ja simptomat e lodhjes adrenale:
Lodhje e vazhdueshme, pa arsye.
Zgjohesh i lodhur
Dëshirë për ushqime të kripura dhe ëmbëlsira
Imuniteti i dobët
Vështirësi për të fjetur
Përgjumje rreth orës 11
Ndihesh energjik pasdite vonë
Mezi çohesh nga krevati në mëngjes
Marrje mendsh kur ngrihesh nga pozicioni ulur
Nëse keni simptoma të tilla, është mirë të bëni analizat përkatëse të kortizonit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kur-stresi-kthehet-ne-semundje-ja-simptomat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala