Kur dosti e punësonte dostin në MTI në kohën e Mimoza Kusarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Valdrin Lluka, shef i Agjencisë për Promovim të Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në kohën e Mimoza Kusari- Lila, kishte punësuar ortakun e vet të biznesit në agjencinë që e udhëhiqte.

Valdrin Lluka dhe Serton Ajeti, figurojnë bashkëpronar në kompani që merret me konsulencë biznesi “DARDANICA GROUP ” SH.P.K, mirëpo Lluka nuk ishte mjaftuar që ta kishte ortak vetëm në biznes, por e punësoi Ajetin dhe në agjencinë që ai udhëhiqte, raporton Indeksonline.

Foto: Valdrin Lluka, ish shef i APIK-ut

Lluka kishte këshilltar Ajetin për 8 muaj radhazi dhe ky i fundit paguhej nga fondet e Bankës Botërore, ku edhe Lluka e kishte rekomanduar mikun e tij të studimeve.

Po ashtu Lluka ishte dënuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit për shkak të mos deklarimit me kohë të pasurisë.
AKK kishte ngritur padi kundër LLukës, për shkak se ky i fundit nuk e kishte deklaruar pasurisë me kohë me rastin e fillimit të punës në APIK.

Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prishtinës më 7 dhjetor të vitit 2011 dënoi me 300 euro LLukën për shkak se kishte shkelur ligjin./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kur-dosti-e-punesonte-dostin-ne-mti-ne-kohen-e-mimoza-kusarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala