Kur do të përgjysmohet TVSH-ja në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga muaji korrik të gjithë qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Nga 16 % sa ka qenë TVSH-ja do të bëhet 8%, e këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Në faturën e muajit korrik ata do të pranojnë faturën e energjisë të ujit të mbeturinave të ngrohjes gjatë dimrit do të pranojnë përgjysmë më pak se sa që kanë paguar përpara. Plus mallrat elementare buka uji edhe mallrat të tjera”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Reduktim të normës së TVSH-së nga 16 % sa është tani, në 8 % për produktet bazë që përbëjnë shportën e konsumatorit.
Këto janë: buka, vaji, kripa, qumështi, orizi, vezët, pastaj është pjesa e librave dhe gazetave që trajtohen në një kategori të veçantë.

Në kuadër të 8%-it janë barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore. Në listën e normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të hyjnë edhe shërbimet publike, që është uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave.

Përveç kësaj, Ligji parasheh edhe një listë rezervë që ministri ka të drejtë më vonë, varësisht nga zhvillimet ekonomike, të zgjerojë (listën) apo edhe ta ngushtojë, nëse mund të vijë deri te një vendim tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kur-do-te-pergjysmohet-tvsh-ja-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala