Kundërshtuesit e Isa Mustafës mbeten jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Autori:Zekirja Shabani

Lidhja Demokratike e Kosovës sot votoi për kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm. Përderisa si lider i partisë u rikonfirmua edhe njëherë Isa Mustafa, në Këshillin e Përgjithshëm shumë prej fytyrave eminente të kësaj partie kanë mbetur jashtë.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për kundërshtuesit e Isa Mustafës si kryetar i ri i partisë. Emri i parë që bie në sy është padyshim i pretendentes për liderë të Partisë, Vjosa Osmani. Megjithëse ajo nuk siguroi votat e mjaftueshme për tu bërë kandidate zyrtare, Vjosa tani ka mbetur edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm.

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe kundërshtuesit e tjerë: Arben Gashi, Alma Lama, Haxhi Avdyli e Naser Rugova. I vetmi nga ata që kanë kundërshtuar Isa Mustafës për kryetar dhe që ia ka dalë të futet në Këshillin e Përgjithshëm, është Armend Zemaj.

Një vend në mesin e 99 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm e ka siguruar edhe Fatmir Sejdiu.

Me zgjedhjen e 99 anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm ka përfunduar punimet Kuvendi i tetë zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u mbajt sot, dhe në të cilin kryetar i këtij subjekti politik u rizgjodh Isa Mustafa.

LDK-ja ndërkohë vazhdon të mbetet pa kryesi të re. Sipas sqarimeve të dhëna sot, LDK do të zgjedh kryesinë e re gjatë ditëve në vijim. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kundershtuesit-e-isa-mustafes-mbeten-jashte-keshillit-te-pergjithshem-te-ldk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala