Kundërshtohet përshkallëzimi i TVSH

Ndryshimi i ligjit për përshkallëzimin e TVSH-së i disfavorizon prodhuesit vendor.
Ndryshimet e parapara në këtë projektligj do të favorizojnë importuesit e produkteve të gatshme. Po ashtu, me propozimet e Qeverisë për përshkallëzimin e TVSH-së do të pësojë konsumatori.
Sipas një analize të prezantuar sot nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) me përllogaritje të rritjes së TVSH-së prej 16 në 18 për qind ka efekt në buxhet për 66.4 milionë, ndërsa zbritja për produktet bazike nga 16 në 8 për qind është përllogaritur të jetë 30 milionë euro. Me këtë rast, përfaqësuesit e AKB-së i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që mos të rritet TVSH-ja nga 16 në 18 për qind. Se si ndikon përshkallëzimi I TVSH-së tek prodhuesi ka treguar, Sylejman Konushevci, pronarë i kompanisë së prodhimit të vajit “Inter Compani”, duke thënë se tash me këtë rritje të TVSH-së, ai do të dëmtohet nga importuesit.
Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se qeveria nuk i ka marrë në konsideratë vërejtët e komunitetit të biznesit dhe qytetarët. Ai ka shtuar se zbritja e TVSH-së për 13 produkte nuk mund të ketë ndikim sikurse tek 100 mijë produktet tjera që hynë në TVSH-në me rritje nga 16 në 18 për qind.
Bekim Kryeziu, anëtar i AKB-së, ka prezantuar efektet e përshkallëzimit të TVSH-së, ndikimi i rritjes së TVSH-së dhe ajo rritjes nga 16 në 18 për qind e cila e rritë shportën e konsumatorit për 36.4 milionë euro.
Selatin Kaçaniku nga Organizata Konsumatori, ka thënë se në asnjë ndryshim të politikave fiskale nuk ftohet konsumatori.
Ndërsa në fund, nënkryetari i AKB-së ka prezantuar nga analiza edhe rekomandimet që Qeveria duhet t’i marrë seriozisht.
Ai po asht ka thënë se nga takimi i fundit ende nuk kanë njohuri që Qeveria e ka anuluar udhëzimin administrative për mbi shpenzimet e transportit dhe se sipas tij, ai udhëzim së shpejti do të jetë subjekt i Gjykatës Kushtetuese. Projektligji për përshkallëzimin e TVSH-së më 28 maj të këtij viti është aprovuar në lexim të dytë në Kuvend e që Qeveria parasheh që ky projekt ligj të hy në fuqi më 1 korrik të këtij viti.