Kundërpërgjigjia e Samsung, ja Galaxy S7

Autori:Avdyl Pajaziti

Ashtu siç jemi mësuar të shohim shpesh vitet e fundit, vjeshta sjell përplasjen e madhe mes titanëve të teknologjisë, Apple dhe Samsung.

Kompania amerikane mori guximin e parë duke njoftuar iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Përgjigjia e Samsung nuk kishte si të vononte. Nga Kina, aty ku Samsung ka fabrikat e veta, ashtu si Apple, po qarkullojnë imazhet e Samsung Galaxy S7.

Imazhet e para të të ashtuquajturit “Project Lucky” (Projekti me fat), kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe faqet teknologjike kineze dhe po përhapen me shpejtësi në faqet ndërkombëtare.

Emri “Projekti me fat” është frymëzuar nga numri 7. Galaxy është i shtati i serisë dhe numri 7 është numër fatsjellës në kulturën koreane.

Përtej fatit, S7 pritet të futet më shumë në kategorinë e “Phablet” me ekranin 5.7 polësh ose 0.6 pol më shumë sesa paraardhësi i tij, S6 dhe shumë më shumë sesa rivali iPhone 6S dhe 6S Plus bashkë.

Kamera kryesore (e pasme) përbëhet nga dy objektivë, një teknologji e aplikuar më parë nga HTC One M8. Kjo mundëson më shumë thelësi në foto dhe video. Sa i përket megapixel, pritet të jetë 20, shifër e shndërruar në standarde për telefonat “elitë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kunderpergjigjia-e-samsung-ja-galaxy-s7/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala