Kumanovë, lirohet polici shqiptar i arrestuar pas përleshjes së armatosur

Autori:Gazeta Fjala

Plot 5 muaj e gjysmë nga arrestimi i tij, polici shqiptar në Maqedoni, Afrim Sulejmani është liruar nga paraburgimi për shkak se nuk janë gjetur prova për dënimin e tij.

Sulejmani është njëri prej të arrestuarve pas përleshjes mes policisë dhe një grupi të armatosur në “lagjen e Trimave” në Kumanovë, ngjarje që daton më 9 dhe 10 maj të këtij viti, i cili akuzohej si një ndër ata që i kanë ofruar mbështetje logjistike grupit të armatosur të shqiptarëve që terrorizuan për disa orë qytetin e Kumanovës.

Gjykata Penale e Shkupit nuk ka mundur të sigurojë dëshmi, nëse Sulejmani ka qenë i përfshirë në përleshjen e Kumanovës, ku mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërkohë që u arrestuan dhjetëra shqiptarë.

Avokatët mbrojtës të Sulejmanit kërkojnë tashmë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, që ta rikthejë atë në detyrë dhe t’i kompensojë dëmet materiale që i janë shkaktuar./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kumanove-lirohet-polici-shqiptar-i-arrestuar-pas-perleshjes-se-armatosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala