Kulmi i nxehtësisë këtë të diele

Autori:Avdyl Pajaziti

Mot i nxehtë dhe me diell pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes rreth viseve malore do të ketë mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32C deri 35C.Por, dita më e nxehtë sipas Prishtina Ëeather, do të jetë të dielën.

Më poshtë mund të lexoni të plotë parashikimin e motit.

Uikendi edhe më i nxehtë

17.07.2015 – Vala e të nxehtit vazhdon të shtrihet mbi rajonin tonë, dhe ditëve të uikendit temperaturat do të vazhdojnë të ngriten tutje. Dita e diel pritet të jetë më e nxehta.

Në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje rreth viseve malore në perëndim të vendit do të ketë zhvillime të vransirave lokale që mund të sjellin edhe riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

Temperaturat maksimale në vendin tonë do të luhaten nga 34C deri 36C, e minimalet nga 16C deri 18C. Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga verilindja deri në jug-juglindje me shpejtësi 1-3m/s.

Sipas parashikimeve numerike, në rajon temperaturat maksimale do të luhaten nga 37C deri 39C në Serbi dhe Bosnjë, e në Shqipëri nga 36C deri 39C.

Mot i nxehtë dhe me diell pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes rreth viseve malore do të ketë mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32C deri 35C.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kulmi-i-nxehtesise-kete-te-diele/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala