Kullat e Boletinit në pritje të heroit të saj

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjurmët në gurin natyral të dy gjyleve të topave të ushtrisë osmane nuk janë shlyer edhe pas më shumë se një shekulli.

Ngjyra e tyre e kuqërremtë dallon prej asaj të shkëmbit masiv në oborrin e kullave të Isa Boletinit.

Në këmbët e gurit natyral sytë t’i merr kontrasti i të bardhës dhe së zezës së varrit të hapur. Betoni është lyer përbrenda me zift për mbrojtje prej ujit.

Jashtë në pllakën e bardhë të mermerit përthyhen rrezet e diellit. Aty do të duhej të preheshin eshtrat e burrit më me nam të Boletinëve, përcjell koha.net. Pllaka mund t’i hidhet sipër varrit edhe pa eshtrat e Isa Boletinit nëse politika nuk e mban fjalën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kullat-e-boletinit-ne-pritje-te-heroit-te-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala