Kukan: Rrezik nga izolimi i Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Eurodeputeti, Eduard Kukan thotë se ekziston rrezik i madh nga izolimi i kosovarëve, si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave me BE-në.

Ai shprehet i shqetësuar që procesi i liberalizimit të vizave ka marrë shumë kohë për Kosovën.

Trajtimi me standarde të dyfishta për popullin e Kosovës, apo izolimi i kosovarëve nga mungesa e liberalizimit të vizave, nuk është rruga e duhur për ta sjellë vendin më afër Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kukan, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, thotë se e kupton frustrimin e kosovarëve, të cilët përballen me regjimin e vizave të BE-së dhe, siç thotë ai, ekziston rrezik nga ky izolim.

“Jam i shqetësuar që procesi i liberalizimit ka marrë kaq shumë kohë për Kosovën”, shprehet politikani sllovak, duke shtuar se megjithatë Kosova duhet të vazhdojë të bëjë detyrat e saj karshi integrimit. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kukan-rrezik-nga-izolimi-i-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala