Kujtim Shala zvogëlon buxhetin për artistët e pavarur për 300 mijë euro (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala i ka rënë ‘sakicë’ buxhetit për subvencionimin e kulturës së pavarur, duke e përgjysmuar atë. Derisa parardhësi i tij Memli Krasniqi e kishte rritur buxhetin vit pas viti, duke e quar deri në 800 mijë në vitin 2014, Shala ka vendosur që të bëjë hapa prapa në kulturë.

Ai ka vendosur të japë përgjysmë më pak për aktivitetet kulturore. Madje premtimi për rritje të buxhetit për kulturën e pavarur ishte bërë edhe nga Isa Mustafa por ministri Shala as këtë nuk e ka përfillë.

Në një analizë që Fjala i ka bërë buxhetit të ndarë në vitin 2014 dhe 2015 për kulturën e pavarur del se në secilën kategori ka zbritje. Vitin e kaluar në total ishin dhënë 806 mijë e 800 euro, për rreth 300 projekte. E sivjet janë dhënë 528 mijë e 900 për rreth 200 projekte.

Pra janë 277 mijë 900 euro më pak buxhet për kulturën e pavarur. Një veprim i tillë ka sjellë mjaftë pakënaqësi në komunitetin artistik, duke e quajtur këtë si një veprim të turpshëm dhe lajm të tmerrshëm për kulturën.

Me poshtë është tabela e buxhetit të ndarë nëpër sektorë për aktivitetet kulturore për vitin 2014 dhe për vitin 2015:

 

FUSHAT BUXHETI
Arte Muzikore 2014 160 300
2015 56 300
Teatri 2014 149 500
2015 198500
Filmi 2014 130 000
2015 50 000
Takimet leterare 2014 72 000
2015 55 500
Artet vizuele 2014 103 600
2015 26 000
Biblotekat 2014 30 000
2015 27 700
Promovimi 2014 82 800
2015 26 700
Diversiteti 2014 80 000
2015 75 000

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujtim-shala-zvogelon-buxhetin-per-artistet-e-pavaru-per-300-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala