Kujt dhe sa para ia ka borxh Agim Bahtiri?

Autori:Avdyl Pajaziti

As Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, i cili llogaritet të jetë si njëri nga njerëzit më të pasur në vend, nuk u ka shpëtuar kredive e kamatave bankare të Kosovës.

Siç duket blerja e një shtëpie, hapësira e së cilës është 320 metra katrorë e e cila kap vlerën e 860 mijë eurove, ka qenë e pakapshme edhe për të parin e Mitrovicës, raporton Magazina.al

Prandaj, Magazina.al merr vesh se Bahtiri ka hy në kredi për gati gjysmën e vlerës totale që ka kjo shtëpi, e cila sipas të gjitha gjasave ndodhet diku në Holandë, ku edhe ndodhen familjarët e ngushtë të tij.

Kryetari i Mitrovicës i detyrohet një banke hiç më pak se 450 mijë euro, e cila përfundon në vitin 2018.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujt-dhe-sa-para-ia-ka-borxh-agim-bahtiri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala