Kujdes! Xhinset e ngushta shkaktojnë sindromin ‘ndarje’

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grua 35 vjeçare kishte kaluar orë të tëra duke bartur dollapët për një shpërngulje në Australi. Deri në mbrëmje, këmbët e saj ishin mpirë dhe ajo kishte vështirësi në ecje.
Mjekët besojnë se gruas iu kishte zhvilluar një gjendje tjetër që quhet sindromi ndarje, e cila u shkaktua nga xhinset e saj të ngushta që i kishe veshur.

Sindromi ndarje është një gjendje e dhimbshme dhe potencialisht serioze e shkaktuar nga gjakderdhja ose ënjtja e muskujve – në këtë rast, muskujve të këmbës.
Gjendja e shkaktuar, gruan e bëri që të rrëzohej, duke mos u mundur të ngrihej dhe ajo kaloi disa orë e shtrirë në tokë.

Në ekzaminimin në spitalin Royal Adelaide, këmbët e saj ishin të fryra rëndë.
Edhe pse këmbët e saj ishin të ngrohta dhe të furnizuara me gjak, muskujt e saj ishin të dobët dhe ajo kishte humbur ndjenjat.

Nga presioni  që u bë në pjesën e poshtme të këmbëve të saj, muskujt dhe nervat e saj u dëmtuan.
Ajo ishte vënë në një gjendje intravenoze dhe pas katër ditësh ishte në gjendje të ecte.
Mjekët tjerë kanë raportuar një numër rastesh kur pacientët kanë ndjerë dhimbje dhe kofshë të mpirë nga veshja e xhinseve të ngushta edhe pse mundësia që kjo të ndodh është ende e vogël për shumicën e njerëzve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-xhinset-e-ngushta-shkaktojne-sindromin-ndarje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala