Kujdes, TEB ua grabitë 2.5 euro për një SMS!

Autori:admin

Kur pranoni SMS nga banka TEB bëni mirë të shkoni edhe të kontrolloni llogarinë tuaj bankare. Kjo bankë me një politikë për t’i grabitur qytetarët e Kosovës një SMS të vetëm që ju njofton se duhet paguar këstin e Starcard-ës ua faturon nga 2.5 euro! TEB këtë e quan “Tarifa për Vërejte/Starcard me vonesë. Kjo nënkupton dërgimin në telefonin tuaj të një SMS të vetëm. Banka Qendrore e Kosovës, si monitoruese e TEB-it dhe bankave tjera ka thënë për Gazetën Fjala se kërkon nga bankat që tarifat e shërbimeve ndaj qytetarëve të jenë të lidhura direkt me koston.
Por, shuma prej 2.5 eurosh për një mesazh të shkruar telefonik është së paku 60 fish mbi koston reale të tregut të SMS-ve në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-teb-ua-grabit-2-5-euro-per-nje-sms/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala