Kujdes nga monedhat 50 euroshe

Autori:Avdyl Pajaziti

Monedha 50 euro të falsifikuara janë shpërndarë në qytetin e Mitrovicës, ndërsa kërkohet nga qytetarët vëmendje më e shtuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka sqaruar se rastet që ndërlidhen me këto monedha, tani veç janë duke u hetuar nga policia.

“Janë iniciuar tre raste brenda dy javëve të fundit që kanë të bëjnë me monedha të falsifikuara në vlerë prej 50 euro, dhe këto raste po hetohen”, ka thënë Zahiti, duke mos precizuar sasinë e tyre.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë këmbimit të parave, me qëllim që të mos bien viktimë e këtyre mashtrimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-nga-monedhat-50-euroshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala