Kujdes nga maskat në veri të Mitrovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave, kanë sulmuar Aksaliq Hamza, nga i cili kanë marrë 2 mijë dinarë, celularin, kartelën e bankës NLB, si dhe dokumente tjera.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, ky është rasti i tetë brenda një periudhe të shkurtër kohore kur maskat nën kërcënimin e armëve plaçkisin qytetarët në atë pjesë të qytetit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-nga-maskat-ne-veri-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala