Kujdes nga ky person i rrezikshëm, nëse e shihni lajmërojeni policinë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Agim Madani, shtetas i Shqipërisë është shpallur në kërkim, si person shumë i rrezikshëm dhe i armatosur

Express mëson se personi në fjalë para disa kohe kishte vrarë gruan e tij dhe njihet edhe për shumë vrasje të tjera.

Momentalisht mendohet se personi në fjalë gjendet në Pejë duke pretenduar se është lypës por në fakt nuk është i tillë.

Ky person është shpallur në kërkim dhe u bëhet apel qytetarëve që nëse e shohin ose e kanë ndonjë informacion ta lajmërojnë policinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-nga-ky-person-i-rrezikshem-nese-e-shihni-lajmerojeni-policine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala