Kujdes nga hajnat

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate rreth orës 02:40 në qytetin e Prishtinës viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, një i dyshuar i panjohur ka zbritur nga vetura dhe ka tentuar me forcë t’ia grabisë çantën viktimës, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin. Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar për raste të tilla