Kujdes nga eurot false

Ditëve të fundit rastet e gjetjes së parave false janë shpeshtuar. Monedha nga 50 euro dhe ato nga 20 euro të falsifikuara janë më të shpeshtat ku policia po hasë në to.
Të shtunën në Prishtinë një ankuese ankuese, punëtore në një bankë ka raportuar se derisa ishte duke punuar nga klienti tani i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 20 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.