Kujdes këtyre rrugëve të Shqipërisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoriteti Rrugor Shqiptar  dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugorë (DPSHTRR) për akset kryesore kombëtare raportojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e akseve kryesore në vend.

ARRSH dhe DPSHTRR ju apelojnë  gjithë drejtuesve të mjeteve në zonat ku ka vështirësi qarkullimi dhe rrëshqitje të rrugës, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugorë dhe për të respektuar sinjalistikën !

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 10:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë  

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e qarkut. Të bëhet kujdes në lëvizje, dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës 

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan              

Aksi Elbasan – Gjinar vazhdon të jetë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Vazhdon të punohet në këtë aks.  Të gjitha akset e tjera qarkullohen normalisht.

Në aksin Elbasan – Gjinar vazhdon të mos lejohet kalimi i autobusëve. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve .

Vlorë    

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Të respektohet sinjalistika në vendet ku kanë ndodhur rrëshqitje.

Gjirokastër        

Nuk ka probleme në qarkullim. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.

Korçë   

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Deri në këto momente situata në akset e qarkut të Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Te bëhet kujdes në qarkullim.

Te gjithë akset qarkullohen normalisht .

Kukës

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Problematike vazhdon të jetë situata e shkarjes së ndodhur ne Autostradën Kalimash-Kukës, e cila ka avancuar edhe më tej. Problematike është edhe situata e shkarjes së ndodhur në aksin Krume-Qafe Prush.

Për te bere vlerësimin e situatës, ka shkuar në vend një grup i specialistëve të ArrSh dhe Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër.

Qarkullimi kryhet normalisht . Të tregohet kujdes në qarkullim sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rruge.

Dibër   

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjithë qarkullojnë normalisht.

Shkodër    

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht.

Fier

Gjendja në akset e Fierit është normale. Të bëhet kujdes në lëvizje  dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Nuk ka probleme për qarkullim në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kujdes-ketyre-rrugeve-te-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala