Kufijtë nuk i ndryshojmë, por mund t’i zvogëlojmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria dhe Kosova kufijtë nuk mund t’i ndryshojnë, por mund t’i zvogëlojnë.
T’i shndërrojnë kufijtë shtetërorë në diçka imagjinar, nëse arrijnë ta rrisim shkallën e bashkëpunimit ekonomik dhe në fushat tjera. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Duke folur për Festën e 28 Nëntorit, Minxhozi thotë se kjo nuk është festë vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Prandaj, sipas tij, kjo ditë duhet të jetë festë zyrtare edhe në Kosovë.

“Kjo nuk është vetëm festë e pavarësisë së asaj ane të kufirit, por është edhe e kësaj ane. Patjetër 28 Nëntori duhet të jetë festë kombëtare”, ka thënë ambasadori shqiptar në një intervistë për gazetën “Zëri”, me ç’rast ka folur edhe për angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

Diplomati shqiptar gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve politike në Kosovë që përmes dialogut ta gjejnë zgjidhjen për daljen nga kriza politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kufijte-nuk-i-ndryshojme-por-mund-ti-zvogelojme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala