Kuçi:Përmbushja e rekomandimeve nga raporti i progresit kërkon angazhim

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi të premten gjatë një takim me drejtorët e kësaj ministrie ka kërkuar rritje të mëtutjeshme të efikasitetit në punë.
Ai tha se duhet përkushtim dhe angazhim për përmbushjen e rekomandimeve të gjetura nga raporti vjetor i progresit i hartuar nga Komisioni Evropian, transmeton Gazeta Fjala.
Kuçi po ashtu ka folur edhe për progresin e arritur në kornizën ligjore dhe atë strategjike të vlerësuara në këtë raport, si dhe ka diskutuar për mbarëvajtjen e punës dhe planeve për të ardhmen./ Gazeta Fjala/