Kuçi: Topi është në anën e pozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se zgjidhja e krizës politike është në duart e pozitës.
Sipas tij, alternativa më e mirë vazhdon të mbetet tërheqja nga marrëveshja për Asociacionin serb dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Kuçi ka thënë për ‘Epokën e re’ se, nëse Qeveria nuk reflekton në këtë drejtim, atëherë opozita do të vazhdojë të protestojë dhe të kundërshtojë.

Ai ka thënë se është i domosdoshëm konsensusi politik kur janë në pyetje interesat nacionale të shtetit të Kosovës.

Kuçi i ka quajtur shpifje akuzat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-topi-eshte-ne-anen-e-pozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala