Kuçi njofton Conde për reformat në drejtësi

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka takuar sot Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.

Ky i fundit po qëndron në Kosovë në një mision fakt-mbledhës për raportin e ardhshëm të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Kuçi ka njoftuar Conden për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe garantimit të drejtave të njeriut.

Ministri i Drejtësisë gjithashtu njoftoi mysafirin lidhur me përpjekjet e Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar një ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë respektimin e të drejtave jo-shumicë dhe përfshirjen e tyre në institucione.

Me theks të veçantë u diskutua edhe për qasjen në drejtësi për komunitetin jo-shumicë dhe krijimin e mekanizmave ligjorë dhe praktik që lehtësojnë qasjen në drejtësi për të gjitha komunitetet, pa dallim, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-njofton-conde-per-reformat-ne-drejtesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala