Kuçi: KFOR-i, faktor i rëndësishëm i stabilitetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta me të cilin ka diskutuar për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, përmes prezencës se KFOR-it.

Gjatë këtij takimi Kuçi ka vlerësuar lartë angazhimin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar që prezenca e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar me nota pozitive edhe prezencën e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe kontributin që do të japë ky mision në implementimin e Marrëveshjes për Drejtësinë në atë pjesë të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Luigi Miglietta ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe do të ofrojë përkrahjen e nevojshme për institucionet përkatëse të sigurisë, duke vlerësuar pozitivisht punën dhe profesionalizmin e tyre. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-kfor-i-faktor-i-rendesishem-i-stabilitetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala