Kuçi: Këshilli kundër korrupsionit është bërë si OJQ

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka nisur në Prishtinë prezantimi i vlerësimit të sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë.

Me këtë rast,  ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se lufta kundër korrupsionit bëhet nga prokuroria, policia dhe gjyqësori dhe se këshilli kundër korrupsionit është bërë si një OJQ.

“Qeveria nuk mund ta luftojë këtë dukuri, ajo mund të shfaqë vetëm vullnet politik” ka shtuar ai , njofton Klan Kosova.

Ndryshe, pas paralajmërimeve për pjesëmarrje në këtë akitivtet të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës po mungojnë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe  kryeministri Isa Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-keshilli-kunder-korrupsionit-eshte-bere-si-ojq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala