Kuçi kërkon restaurimin e Mullirit të Junikut

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka kërkuar mbështetje nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti për restaurimin e disa objekteve me rëndësi të trashëgimisë kulturore në komunën që ai udhëheqë.

Këtë kërkesë ai ia bëri Hotit gjatë vizitës që ky i fundit u bëri objekteve kulturore në Komunën e Junikut.

Kuçi ka thënë se objektet që kanë nevojë për restaurim janë një Mulli i vjetër, objekti Valavicës që është përdorur për përpunimin e zhgunave dhe materialeve tradicionale, si dhe objekti i Sharrës, dy objekte këto që gjendet në lokalitetin e Mullirit.

Ai bashkë me Hotin diskutuan edhe rreth mundësisë  së ndërtimit të një pallati kulture, ndërtimi i së cilës do të bëhej me gurë, duke ju përshtatur arkitekturës së kullave në Junik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-kerkon-restaurimin-e-mullirit-te-junikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala