Kuçi kërkon asistencë për luftimin e krimeve financiare

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Kuçi ka kërkuar nga Ambasadorja Holandeze thellimin e bashkëpunimit bilateral në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit.
Në veçanti ministri i drejtësisë ka kërkuar asistencë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve në luftimin e krimeve financiare, kibernetike dhe terrorizmit, fusha që edhe shoqëritë më moderne hasin në sfida gjatë adresimit të tyre.
Nga ana e saj diplomatja holandeze ka siguruar Kuçin që ofrimi i asistencës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet, duke theksuar që fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin shtetëror të Mbretërisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian,