Kuçi: Jemi gati për liberalizimin e vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ku ka shprehur nevojën e domosdoshme që liberalizimi i vizave të përmbyllet si proces, meqë obligimet e dala janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se procesi i liberalizimit do ta ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së.

Gjatë takimit Ministri Kuçi theksoi se përkrahja e shtetit austriak është e mirëseardhur për të vazhduar tutje në përmbushjen e obligimeve e sidomos në zbatimin e proceseve të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Pfandler lidhur me adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kurse shprehu nevojën e domosdoshme që liberalizimi i vizave të përmbyllet si proces, meqë obligimet e dala janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës.

Ministri theksoi se procesi i liberalizimit do ta ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe njëherit e njoftoi Ambasadorin se Kosova është e gatshme dhe përgatitur të përmbush të gjitha pikat që kërkohen, përfshirë bashkë punimin rajonal.

Ministri njoftoi ambasadorin rreth procesit të draftimit të Kodit Civil dhe gjithashtu përmendi angazhimin e tij rreth funksionalizimit dhe harmonizimit të ligjeve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ambasadori Pfandler ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë, në veçanti për procesin e liberalizimit të vizave.

Pfandler theksoi se përkrahja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë tutje edhe në fusha të tjera lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në fund të takimit Ambasadori shprehu vlerësimin e tij për vazhdimin e dialogut si instrument tejet i rëndësishëm për të ardhmen e te dyja vendeve, si rrugë e vetme përpara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-jemi-gati-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala