Kuçi falënderon UNICEF për punën që ka bërë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot ka pritur në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omer Gad me të cilën ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe organizatës UNICEF në fusha të caktuara e sidomos në reformën për sistemin e drejtësisë në raport me të drejtat e fëmijëve.

Ministri Kuçi e vlerësoi lart punën që UNICEF ka bërë në raport me kushtet e përgjithshme të Qendrës Edukuese – Korrektuese për Fëmijë me theks të veçantë rritjen e kualitetit të edukimit në këtë qendër dhe gjithashtu kushteve të përgjithshme në bazë të të Drejtave Ndërkombëtare.

Ai po ashtu e ka falënderuar Gad dhe në përgjithësi punën që UNICEF ka bërë në Kosovë që nga themelimi e deri më tani në zhvillimin dhe rritjen e vetëdijesimit publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri më kompetitive.

Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi dhe Gad u dakorduan që bashkëpunimi mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe UNICEF-it të vazhdojë edhe më tutje drejt realizimit të projekteve me rëndësi për shoqërinë tonë e në veçanti mbi të drejtat e fëmijëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-falenderon-unicef-per-punen-qe-ka-bere-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala