Kuçi: E drejta pronësore, shtyllë e sundimit të ligjit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID me rastin e lansimit të fushatës kombëtare për të përkrahur të drejtat pronësore të grave në Kosovë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kuçi theksoi se e drejta pronësore është shtyllë e sundimit të ligjit dhe faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të një vendi, rregullimi i së cilës është çështje e ndjeshme që prek secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Ai tha se promovimi i barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore e njeriut është vetëm fillimi për ta ndryshuar qasjen patriarkale në trashëgimi.

Duke folur për rolin dhe rëndësinë e gruas në familje, Kuci tha se ka ardhur koha që t’i fuqizojmë ato për të mirën e mirëqenies sonë marrë parasysh faktin se drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona, transmeton Klan Kosova..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kuci-e-drejta-pronesore-shtylle-e-sundimit-te-ligjit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala