Kuarteti Kombëtar Tunizian për Dialog fitues i çmimit Nobel për paqe

Kuarteti Kombëtar Tunizian për Dialog është shpërblyer me çmimin nobel për paqe, për rolin që ka luajtur duke e ndihmuar kombin tunizian gjatë fazës së tranzicionit drejt demokracisë.
Duke njoftuar për dhënien e çmimit, kryetarja e komitetit për çmimet Nobel, Kaci Kullmann ka thënë se grupi ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ndërtimin e një demokracie plurale, pas revolucionit të Pranverës Arabe në vitin 2011 në Tunizi, transmeton Indeksonline.
Grupi ishte një ndër 273 pretendentët për marrjen e këtij çmimi. Ndërsa, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Papa i Vatikanit Françesko, ishin po ashtu në mesin e pretendetëve.
Kuarteti tunizian është përbërë nga katër organizata: Unioni i Përgjitshëm Tunizian i Punës, Konfederata Tuniziane për Industri, Tregti dhe Zejtari, Lidhja Tuniziane për të Drejtat e Njeriut dhe Lidhja e Avokatëve Tunizian.
“Këto organizata përfaqësojnë sektorë dhe vlera të ndryshme në shoqëri: jetën e punës dhe mirëqenies, parimet e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë kryetarja e komitetit Kullmann.
“Mbi këto baza, ky kuartet e ushtroi rolin e vet si ndërmjetsues dhe shtytës në avancimin drejt zhvillimit paqësor demokratike në Tunizi, me moral dhe autoritet të lartë”, ka shtuar ajo.