Ku qëndron problemi tek këto tastiera të Apple?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania Apple më në fund e ka pranuar se ka një problem me tastierën e iPhone dhe iPad, çka e kishin pikasur më parë edhe shumë përdorues të këtyre produkteve.

Kur u prezantua për herë të parë kjo tastierë, ose kur dikush blinte një iPhone për herë të parë, ishte thuajse e pamundur të punonte nëse opsioni i caps lock nuk ishte i fikur apo i ndezur (i aktivizuar ose i çaktivizuar).

Përgjithësisht është një detaj i cili nuk mund të vihet re ndërsa ju jeni duke shkruar, pasi jeni të fokusuar tek tastiera, por sapo hidhni sytë në ekran, mund të vini re se i gjithë teksti është shkruar me germa të mëdha (KËSHTU) ose me germa të vogla, edhe kur ju keni vendosur pikë (.) në fund të një fjalie dhe keni nisur një fjali të re. Si do të ndreqet ky problem?

Apple ka bërë me dije se do të krijojë një tastierë të re për sistemin e operimit iOS 9, i cili do të funksionojë normalisht. Versioni beta i Apple është aktivizuar tashmë, por ndryshimet totale dhe përfundimtare priten në vjeshtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ku-qendron-problemi-tek-keto-tastiera-te-apple/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala