Ku mbeti Xhamia e Madhe e Prishtinës?

Hapësira në lagjen Dardania, e cila para tri vitesh iu dedikua ndërtimit të një xhamie të madhe, ende e ka pamjen e njëjtë.
Bashkësia Islame e Kosovës e kishte hapur edhe një konkurs për dizajnimin arkitektonik të xhamisë, mirëpo deri më tash në atë hapësirë ka mbetur vetëm gurthemeli simbolik.
Këtë vonesë të nisjes së ndërtimit të tempullit fetar të myslimanëve, Idriz Bilalli nga sindikata e BIK-ut e sheh me dyshim.
Sipas tij, kryeimami Naim Tërnava po e bën këtë për përfitime të veta.
Kurse zyrtarët e Bashkësisë Islame kanë thënë se vonesa e ndërtimit të objektit ka ndodhur për shkak të çështjeve procedurale të cilat në një bisedë telefonike me Klan Kosovën, nuk i ka bërë të qarta.
Nuk është vetëm Bashkësia Islame ajo që nuk po e problematizon vonimin e objektit, por edhe ata që dikur protestuan për xhaminë – pjesëtarët e subjektit Lëvizja Islamike për Bashkim.
Fuad Ramiqi, kryetar i LISBA-s, ka thënë se do të angazhohet që të kuptojë se si po rrjedh projekti.