Ku jetojnë miliarderët në Zvicër?

Autori:Avdyl Pajaziti

129 miliarderë kanë jetuar më 2014 në Zvicër.

Ata duket të jenë të kënaqur me jetën e tyre në Gjenevë dhe Cyrih. Po ashtu në Bernë dhe Graubünden jetojnë një numër i madh i të pasurve.

Për të qenë milioner tashmë nuk është më e mjaftueshme për figuruar në listën e më të pasurve në Zvicër.

Në krye të personave më të pasur dhe familjeve që banojnë në Zvicër është familja Kamprad, kështu ka treguar “Bilanz” në ranglistën vjetore, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Themeluesi i Ikea-s, Ingvar Kamprad, me të vërtetë është kthyer në Suedi, por tre djemtë e tij jetojnë ende në kantonin e Vaudit.

Në përgjithësi, familja zotëron në bazë të “Bilanz” një pasuri prej 42.5 miliardë frangash zvicerane.

Kantoni Vaud zë vendin e tretë sa i përket numrit të miliarderëve (14). Në krye të listës megjithatë është kantoni i Gjenevës. Natyrisht klima e Gjenevës është veçanërisht atraktive për miliarderët. 25 njerëz shumë të pasur janë të vendosur në Gjenevë. Cyrihu vjen me 19 miliarderët e tij në vendin e dytë.

Edhe vendet malore janë lokacionet ku ndjehen rehatshëm miliarderët. Më tërheqës është Berna, sidomos Oberland dhe Graubünden, ku jetojnë 10 miliarderë. Kantonet me më së shumti miliarderë janë Schaffhausen, Uri dhe Jura.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ku-jetojne-miliarderet-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala