Ku janë “strukur” Isa Mustafa e Skender Hyseni ?

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për ngjarjet e sotme.
Mustaf e Hyseni kanë venduar të heshtin përballë aktiviteteve të opozitës e arrestimeve të policisë, raporton Gazeta Fjala.
Nuk dihet ende se ku mund të jenë “strukur” Mustafa e Hyseni. Por, ajo që dihet është se gjatë ditës së sotme janë arrestuar afro 100 persona, në mesin e tyre edhe Albin Kurti i VV-së.
Se a do të reagojnë Mustafa e Hyseni mbetet të shihet në orët në vazhdim./Gazeta Fjala/.