Ku i shpenzojnë paratë kosovarët ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit që lëmë pas, 44 për qind e buxhetit të ekonomive familjare është shpenzuar në ushqim dhe banim, ndërkaq 28 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm.

“Shpenzimet për transport arrijnë në 5 për qind dhe nga 4 për qind për alkohol dhe duhan, poashtu edhe për veshmbathje dhe për mobiliet nga 4 për qind. Në vitin 2014, si edhe në dy vitet e mëparshme, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm përbënin 6 për qind”, thuhet në raportin“Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare”, të publikuar nga ASK, raporton ORAinfo.

Sipas këtyre të dhënave pesë kategoritë kryesore të konsumit më të lartë siç janë, ushqimi, banimi, alkooli dhe duhani, transporti dhe veshmbathjet, paraqesin 85 për qind të konsumit të përgjithshëm.

“Banimi përbën pjesën e dytë më të madhe të buxhetit të ekonomive familjare me 28 përqind të buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2014. Shënohet rënie e shpenzimeve për banim në gjitha grupet, në total prej rreth 6 përqind, në vendbanime urbane rreth 9 për qind dhe në vendbanime rurale rreth 2 për qind, në krahasim me vitin 2013. Pjesa më e madhe e banimit është “qiraja e vlerësuar”. Një pjesë e vogël e ekonomive familjare paguajnë qira. Ushqimi dhe pijet joalkoolike dhe banimi së bashku përbëjnë rreth tre të katërtat apo 72 përqind të buxhetit të ekonomive familjare”, thuhet në raport.

Raporti vë në pah se konsumimi i dunahnit ka shënuar një rritje të vogël dhe kjo rritje vërehet te femrat. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ku-i-shpenzojne-parate-kosovaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala