Ku flejnë fëmijët refugjatë ? (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Njërit po i mungon shtrati. Tjetrës, kukulla e saj me syrin e zi. I treti, po ëndërron kohën kur jastëku nuk ishte armiku i tij.

Lufta në Siri është duke vazhduar për tashmë 5 vite, më shumë se 2 milion fëmijë janë duke u solidarizuar me luftën brenda kufijve të Sirisë. Ata kanë lënë shokët e tyre, shtëpitë, dhe shtretërit. Disa prej tyre pranuan që të tregojnë se ku po flenë tani,transmeton Gazeta Fjala.

Ahmed, 6 vjeçar.
Horgos, Serbia. Pas mesnatës është koha kur Ahmed bie të fle, në bari. Të rriturit janë ende duke u sillur vërdallë, duke thurrur plane se si do të dalin nga Hungaria duke mos e regjistrua vetëveten tek autoritetet. Ahmed-i është 6 vjeçar dhe mban çantën e tij gjatë rrugëve të gjata që familja e tij i bënë në këmbë. “Ai është trim dhe qan vetëm nganjëherë në mbrëmje”, thotë xhaxhai i tij, i cili kujdeset për Ahmed-in që nga koha kur i ka vdekur babai i tij në qytetin e tyre, Deir ez-Zor në veri të Sirisë.

Raliaa 7 dhe Rahaf 13 vjeçare.
Beirut. Ralia, 7, dhe Rahaf, 13, jetojnë në rrugët e Beirut-it. Ato janë nga Damasku, ku granada ua vrau nënën dhe vëllain. Së bashku me babanë e tyre, ata janë duke fjetur një vit të vështirë. Ato mblidhen së bashku në disa kutia të kartonit. Rahaf thotë se është e frikësuar nga “djemtë e këqinj”, ku edhe fillon të qajë.

Lamar, 5 vjeçar

Horgos, Serbia. Në shtëpinë e tyre në Bagdad, lodra, treni, dhe topi kanë mbetur atje; Lamar shpesh flet për to, kur përmendet shtëpia. Bomba ndryshoi diçka. Familja ishte jashtë duke blerë bukë kur afër shtëpisë u hodh një bombë. Nuk ishte e mundshme të jetohej më aty, thotë, Sara, gjyshja e Lamar-it. Pas dy përpjekjeve për ta kaluar detin nga Turqia me një anije të vogël të gomës, ata me sukses erdhën ne Hungari ku gjetën kufirin e mbyllur. Tani, Lamar fle në një batanije, i frikësuar, i ngrirë nga të ftohtit dhe i dëshpëruar. /Gazeta Fjala/

Lajmi i plotë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ku-flejne-femijet-refugjate-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala