Ku dallojnë njerëzit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Midis të suksesshmëve dhe të pasuksesshme ekzistojnë disa dallime kryesore të cilat bëjnë dhe diferencën kryesore.

Njerëzit e suksesshëm kanë qëllime të caktuara jetësore dhe dinë se çfarë dëshirojnë nga vetja, si dhe nga njerëzit e tjerë. Ata të tjerët nuk e dinë se cilët janë qëllimet e tyre dhe nuk dinë se si t’i arrijnë ato. Askush nuk ju ka thënë se vet duhet t’ia caktojnë vetes qëllimet. Ata janë mësuar të varen nga mendimet e të tjerëve dhe qëllimet e tyre. Për ketë arsye nuk kanë shprehi që vetë t`i marrin vendimet e tyre dhe të projektojnë qëllimet e veta.

Ata as vetë nuk janë të vetëdijshëm që pakënaqësia e tyre del nga mungesa e qëllimeve. Ata nuk janë mësuar t’i shprehin dëshirat dhe qëllimet e veta, dhe nga kjo mungesë shpiejmë nga dështimi ne dështim. Personat e varur, zakonisht janë të pasigurt, sepse janë mësuar që dikush tjetër t’ju tregon se si të mendojnë dhe të sillen.

Njeriu i pasuksesshëm ka frikë që mos të gabon. Ai frikësohet nga përgjegjësia. Sa herë që ka marrë përgjegjësi për diçka, është kritikuar apo dënuar dhe kështu ka kuptuar se përgjegjësia është e rrezikshme. Njeriut të suksesshëm i ka kushtuar shumë kohë për ta kuptuar veten dhe marrëdhëniet me boten, dhe në ketë mënyrë ka zhvilluar fuqinë e kuptimit. Tek ai, nuk ekziston konfuzioni i mendimeve apo gjendja kaotike e mendimeve dhe përjetimeve.

Njeriu i suksesshëm nuk i përzien faktet dhe mendimin e vet për këto fakte. Kuptimi i pozitës suaj në jetë është fillimi i tejkalimit të dobësive të juaja. Duhet të kaloni shumë kohë duke kërkuar shpjegime dhe të hyni mjaft thellë në shkaqet e dobësive tuaja. Kuptimi i vetës është shkopi i vetëm magjik për ndryshim në të mirë. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ku-dallojne-njerezit-e-suksesshem-nga-ata-te-pasuksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala